Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkesë talebanëve që të lejojnë vajzat afgane të shkojnë në shkollë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me një vendim të sundimtarëve talebanë të Afganistanit për t’u mohuar vajzave aksesin në arsimin e mesëm dhe i bëri thirrje grupit të rihapë shkollat për nxënëset femra pa vonesë raporton Reuters.
“Anëtarët e Këshillit të Sigurimit riafirmuan të drejtën e arsimimit për të gjithë afganët, përfshirë vajzat,” tha një deklaratë nga Kombet e Bashkuara të dielën.
Javën e kaluar, talebanët u tërhoqën pas një njoftimi se shkollat e mesme do të hapeshin për vajzat, duke thënë se ato do të qëndronin të mbyllura derisa të hartohej një plan në përputhje me ligjin islamik për rihapjen e tyre.
Shtetet e Bashkuara anuluan papritur takimet me talebanët në Doha që ishin caktuar për të trajtuar çështjet kryesore ekonomike për shkak të vendimit, thanë zyrtarët amerikanë të premten.
Këshilli i Sigurimit i kërkoi Deborah Lyons, Përfaqësueses Speciale të OKB-së për Afganistanin, që të angazhohej me autoritetet përkatëse afgane dhe palët e interesuara për këtë çështje dhe të raportonte mbi përparimin.