E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta Rusi-Ukrainë, shefi i OKB-së do të vizitojë Putinin në Moskë dhe Zelensky në Kiev

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres do të takohet me liderët rusë dhe ukrainas javën e ardhshme, raporton BBC.

Të martën, Guterres pritet të takohet me presidentin rus Vladimir Putin dhe të ketë një takim pune dhe drekë me ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov në Moskë.

Ndërsa të enjten ai do të zhvillojë takim me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba.

Shefit të OKB-së i është bërë presion kohët e fundit për të marrë një rol më aktiv në ndërmjetësimin e konfliktit.

Në letrat drejtuar të dy udhëheqësve përmes misioneve të tyre në OKB, ai bëri thirrje për diskutime të “hapave urgjente për të sjellë paqen në Ukrainë dhe të ardhmen e multilateralizmit”.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina janë anëtarë themelues të OKB-së.

/rtsh.al/

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›