Lufta në Ukrainë, zbulohet një tjetër varr masiv në Mariupol! Zelensky: Putin nuk do të ndalet, pushtimi ynë është vetëm fillimi

Tërheqja e trupave ruse drejt jugut të Ukrainës dhe Donbasit ka nxjerrë në pah masakrat që ata kanë kryer ndaj civilëve. Një tjetër varr masiv është zbuluar në Mariupol, ku autoritete ukrainase thonë se në të mund të varroseshin trupat e të paktën 1 mijë civilëve.
Varri masiv i ri është zbuluar në fshatin Vynohradne dhe kishte një gjatësi rreth 45 metra. Masakrat e kryera dhe bombardimet ndaj civilëve, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka cilësuar krime lufte dhe se perëndimi duhet të bëjë më shumë për të ndalur Putinin.
Zelensky paralajmëroi se pushtimi i Ukrainës është vetëm fillimi pasi Putin dëshiron të pushtojë vendet e tjera.
“Pushtimi i Ukrainës është vetëm fillimi, ata duan të pushtojnë edhe vende të tjera. Ne do të mbrohemi për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të thyer këtë ambicie të Rusisë”, tha Zelensky.
Sot Ukraina shënon ditën e 59-të të luftës, ndërsa perëndimi vijon të dërgojë armatime në Kiev. Gjithashtu BE po përgatitet të zbatojë paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës javën e ardhshme. / Raporton La repubblica
/rtsh.al/