Kievi: Ukraina kreu sulmin më të madh me dronë ndaj bomberëve rusë

Autoritetet zyrtare të Kievit kanë bërë të ditur se Ukraina ka filluar sulmet me dronë “në shkallë të gjerë ” kundër bomberëve ushtarakë rusë në Siberi.
Sipas ukrainasve, ata kanë goditur më shumë se 40 avionë luftarakë mijëra kilometra nga territori i vet, edhe pse sipas ‘The Guardian’ këto pretendime nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Por nëse rezultojnë ashtu sicc raportojnë autoritetet ukrainase, atëherë këto sulme do të shënonin goditjen më të madhe të ushtrisë ukrainase mes një përshkallëzimi në inkursione ndërkufitare para bisedimeve të planifikuara të paqes në Stamboll të hënën.
“Shërbimet e sigurisë ukrainase po kryejnë një operacion të veçantë në shkallë të gjerë që synon shkatërrimin e bombave të armikut ”tha zyrtari ukrainas i cituar nga Agence France-Presse duke shtuar se sulmet kishin shpërthyer në bazën ajrore të Belayas.
Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se sulmet e inteligjencës së brendshme e SBU të Ukrainës dhe se kishin goditur njëkohësisht katër avionë ushtarakë rusë.
Ndër më shumë se 40 avionë që thuhet se u goditën ishin Tu-95 dhe Tu-22, të cilat Rusia i përdor për të lëshuar raketa me rreze të gjatë në qytetet ukrainase.
Disa media ruse dhe ukrainase raportuan se Ukraina kreu operacionin duke lëshuar drone nga kamionë të parkuar pranë fushave të aeroportit ushtarak brenda Rusisë.
/rtsh.al/