E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përfshihet nga flakët pylli me pisha në Darëzezë, zjarri rrezikon disa lokale në zonë

Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin me pisha në Darëzezë të Fierit. Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndihmuara nga era e fortë në zonë. Bëhet me dije se nga zjarri rrezikohen edhe disa lokale në zonë.

Në vendngjarje ndodhen katër mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll flakët.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›