Kievi ndalon librat dhe muzikën ruse

Ukraina ndalon librat dhe muzikën ruse. Parlamenti i Kievit ka miratuar një projektligj që parashikon ndalimin e importit dhe shpërndarjes së librave dhe produkteve editoriale nga Rusia dhe Bjellorusia.
Gjithashtu një tjetër projektligj u miratua për të vendosur “një ndalim absolut dhe të pacaktuar të performancës publike, shfaqjes publike, demonstrimit publik të këngëve dhe këngëtarëve rus”.
Këto projektligje vijnë si përgjigje kundër agresioni rus në Ukrainë. Lufta vijon prej më shumë se 3 muajsh, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se konflikti mund të zgjasë me vite.
Ndërkohë bombardimet vijojnë në Donbass, ku forcat ruse pretendojnë se kanë pushtuar qytetin e Metiolkine.
/rtsh.al/