E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kievo merr Renald Shehun

Mbrojtësi i ri shqiptar, Renald Shehu, u bashkua në orët e fundit të merkatos në Itali te Kievo e Serisë A nga të rinjtë e Modenës.

Skuadra italiane është e ambientuar me lojtarët shqiptarë, pasi më parë me fanellën verdheblu kanë luajtur Erjon Bogdani, Xhulian Rrudho e së fundi edhe Ledian Memushaj, ky i fundit u huazua në Serinë B te Portogruaro.

18-vjeçari Shehu është lojtar i Kombëtares U-19 të Shqipërisë, me të cilën është thirrur “nën armë” katër herë.

Kievo ka blerë 50% të kartonit të lojtarit në bashkëpronësi edhe të Modenës

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 01 Shkurt 2011

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›