E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kika dhe Domi presin ngacmimet

10/04/10 14:20

Në kuzhinë Kika i thotë Manalit se ajo ka ndenjur deri vonë zgjuar dhe ai e ka vënë re. Madje ai shton se është habitur sepse e ka parë Manalin duke hequr vetullat në orët e para të mëngjesit. Domi ndodhet aty, dhe po ashtu si Kika, ajo çuditet me këtë fakt. Kika shton se ai duhet të lajë disa rroba dhe pyet vajzat se mos duan të lajnë dhe ato ndonjë rrobë. Tatiana i përgjigjet se ai nuk ka pse të harxhojë kohë dhe të lodhet duke larë rroba, pasi do tia lajë bashkëshortja nesër. Me këtë frazë ajo nënkupton se Kika do të dalë sonte dhe ai i përgjigjet se nuk do ta lodhë gruan e tij. Domenika e pyet Tatianën se pse është kaq e sigurt që do të dalë Kika, apo e thotë vetëm me hamendje dhe Tatiana përgjigjet: Ai që të do, të shan. Më pas Tatiana i drejtohet Domit duke e quajtur konkurente Domi, dhe e pyet nëse i pëlqeu shpjegimi që i dha, dhe Domi shprehet se ka dhe më mirë. Kika largohet dhe Tatiana shprehet se i është vënë pas me qëllim Kikës pasi kështu ka bërë dhe me Edin dhe ai u largua. Domi thotë se ajo do të rrijë larg saj kur të jetë në nominim. Tatiana shton se po të dalë Kika, ajo do të mërzitej shumë dhe Domi përgjigjet se nuk ia merr mendja se do të dalë ai.
Mandi dhe Erioni shprenzojnë një kohë të gjatë duke pastruar oborrin. Ndërkohë Olta është zgjuar, por ka qëndruar në krevat duke biseduar me Klodin. Më pas ajo del në kopësht tek dy djemtë dhe ata sapo e shikojnë e pyesin se ku e ka lënë Klodin, që nuk e ka me vete. Të dy ia përsërisin të njëjtën pyetje dhe ajo i përgjigjet se e ka sekret dhe nuk ia tregon se ku është Klodi.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›