E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili, mjekëve: Kujdes me trajtimin e pacientëve

Ministri Petrit Vasili ka kërkuar nga mjekët një kujdes në trajtimin e intoksikimeve ushqimore. Sipas tij, sistemi ushqimor në Shqipëri në 20 vitet e fundit ka ndryshuar tërësisht duke bërë që mjekët të përballen me intoksikime të llojeve të ndryshme. Sëmundjet diarreike në Shqipëri zënë vendin e dytë në ngarkesën e sëmundshmërisë së përgjithshme pas infeksioneve respiratore. Trendi i përgjithshëm i sëmundjeve diarreike është në rritje ku intoskikacionet me origjinë ushqimore zënë përafërsisht 75% të tyre për çdo vit. Produktet ushqimore janë një nga burimet kryesore te përhapjes së patogjenëve potenciale me rëndësi në fushën e shëndetit publik. Udhëtarët, refugjatët dhe emigrantët në ambientet e reja mund të ekspozohen ndaj rreziqeve të panjohura me natyrë ushqimore. Gjithashtu, edhe rritja e konsumit të ushqimeve të përgatitura jashtë shtëpisë, rrit rreziqet potenciale të ekspozimit ndaj higjienës së ulët në punishtet ku përgatiten ushqimet. Salmonelozat janë infeksion/sëmundjet më të hasura, duke zënë përafërsisht 10% të totalit të sëmundjeve diarreike çdo vit në Shqipëri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›