Kikia: Lëvizja e Bardhit, me bekimin e Berishës!

Analisti Mentor Kikia duke komentuar zhvillimet e fundit mes PS dhe grupimin Rithemelimi tha në emisionin 3 D të Alban Dudushit se nuk kemi njohje nga Rama të grupit të Berishës. “Tani PD pothuajse është federuar dhe mund të bëjë ndeshje zyrtare” u shpreh në mënyrë figurative zoti Kikia. “Federimi nuk erdhi nga Rama, por nga faktori ndërkombëtar” vlerësoi ai. Sipas zotit Kikia kampi opozitar duhet të shikojë me kujdes qasjen e faktorit ndërkombëtar Rithemelimit të drejtuar nga Berisha.
Analisti i zhvillimeve politike në Shqipëri Mentor Kikia shikon një ndryshim kursi të ndërkombëtarëve ndaj opozitës që mbështet zotin Berisha.
Ai citoi një deklaratë të zyrës së BE në Tiranë se duhet të njohim realitetet e reja politike.
Për zoti Kikia SHBA dhe BE nuk kanë vendosur të rehabilitojnë Berishën, por po i japin një shanc PD me kryetar Berishën të rifuten në axhendat politike. Këtë mundësi në fakt ata ja kanë dhënë Gazmend Bardhit si një aktor i ri në politikë, i cili mund të drejtojë opozitën pa Sali Berishën.
Zoti Kikia shpreson se vetë Berisha do të ndërgjegjësohet dhe do të duhet të tërhiqet. “Lëvizja e zotit Bardhi është bërë me bekimin e Berishës” tha ai.
/ rtsh.al /