E Martë, 3 Nëntor 2026

SPAK në rrezik? Bregu: Mazhoranca e pakënaqur, Berisha e urren SPAK-un

Pedagogu i Gazetarisë dhe Komunikimit, Zylyftar Bregu ka deklaruar në emisionin “3D” në RTSH1 se negociatat e nisura së fundmi mes mazhorancës dhe grupimit opozitar të Rithemelimit për reformën zgjedhore duhen parë një sy kritik.

Sipas Bregut, shqetësimi kryesor në këtë rast është se të dyja palët nuk e duan Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe ky pikëtakim mund t’i çojë drejt një marrëveshjeje.

Ai vuri në dukje se arritja e një marrëveshjeje midis mazhorancës dhe grupimit opozitar të Rithemelimit do të thotë një dobësim për SPAK-un dhe rikthim në vitin 2008 (marrëveshja Rama-Berisha mbi ndryshimet kushtetuese)

“Shqetësimi që mund t’i bëjë bashkë për të vajtur bashkë drejt një marrëveshjeje, unë mendoj se është SPAK-u. Për të dyja palët që janë ulur në tavolinë, njëra prej palëve është e pakënaqur nga SPAK-u që është mazhoranca, tjetra e urren SPAK-un. Ky duhet të jetë një shqetësim mendoj nëse marrëveshja shkon drejt dobësimit të SPAK-ut dhe pastaj kthehemi në vitin 2008. Unë e shoh si shqetësim këtë”, theksoi Bregu.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›