E Diel, 1 Nëntor 2026

Kili, 24-vjeçari gay torturohet për vdekje nga neonazistët

KILI - Vdekja e 24-vjeçarit Daniel Zamudio ka tronditur opinionin publik në Kili dhe ka ngjallur reagime të ashpra të organizatave që mbrojnë të drejtat e homoseksualëve në Botë.

24-vjeçari Zamudio humbi jetën 3 javë pasi u masakrua nga një grup neonazistësh, në qytetin San Borja, për shkak se kishte deklaruar prirjet e tij seksuale.
Mësohet se i riu u torturua për 6 orë me radhë më 3 mars dhe humbi jetën sot në spital. Atij iu prenë veshët, iu dogjën këmbët dhe u godit në mënyrë barbare me mjete të forta.

Pak ditë pas ngjarjes, autoritetet arrestuan katër të rinj neonazistë të akuzuar si autorë të maskrës. Drejtuesit e lëvizjes për integrimin e homoseksualëve në Kili bënë të ditur se Zamudio është viktimë e intolerancës dhe homofobisë në Kili.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kili, 24-vjecari torturohet për vdekje se ishte homoseksual

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›