E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi viziton familjen e poetit të pushkatuar, Vilson Blloshmi

LIBRAZHD - Presidenti i Republikës Bamir Topi ka vizituar familjen e poetit të pushkatuar gjatë periudhës së komunizmit, Vilson Blloshmi në Librazhd. Kreu i shtetit theksoi se familja Blloshmi përjetoi hakmarrjen më të egër të diktaturës.

Ndërkohë gjatë bisedës më familjarët e poetit të ndjerë, presidenti Topi shtoi se u takon vetë të përndjekurve të tregojnë historinë e patjetërsueshme, duke vlerësuar e respektuar në radhë të parë vuajtjet dhe përndjekjet e tyre gjatë regjimit të kaluar, në mënyrë që kujtesa dhe respekti të vendosen në projektimin e së ardhmes.

Presidenti Topi vlerësoi në mënyrë të veçantë qëndresën e Vilson Blloshmit, por dhe të të gjithë të dënuarve e të pushkatuarve të kohës së diktaturës, vetëmohimin dhe papajtueshmërinë e tyre me ideologjinë komuniste të një prej sistemeve më diktatoriale që shkaktoi krime monstruoze.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›