E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas 400 vjetëve shpërthen vullkani në Indonezi

Xhakartë, 29 gusht – Mijëra indonezianë janë detyruar të largohen pas shpërthimit të një vullkani në ishullin Sumatra.

Zyrtarët lëshuan alarmin, pasi që mali Sinabung filloi të lëshojë llavë pak pas mesnatës.

Tymi dhe hiri raportohet se kanë arritur në mbi 1 500 metra në ajër, dhe dëshmitarët deklaruan për BBC se mund të shohin llavën e vullkanit nga disa kilometra larg.

Mali Sinabung, afër 60 km në jugperëndim të kryeqytetit të Sumatras, Medan, nuk ka shpërthyer për 400 vjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›