E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëhilli: Kartat false i prodhoi Tualant Balla

Sipas zëdhënëses së selisë blu, Erla Mëhilli, Rama për të bllokuar liberalizimin e vizave, përveç bojkotit dhe kërkesat e emisarëve të tij në qarqet diplomatike për mos heqjen e vizave, së fundi po përdor edhe trillime për mjetet e identifikimit.

“Dje nëpërmjet numrit dy të Partisë Socialiste, Kryetarit të Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi, paraqiti dëshmitë e tij false për sistemin e lëshimit të letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike duke nxjerrë para kamerave dokumente të prodhuara nga Taulant Balla në kazinonë e tij të preferuar në Tiranë, dhe i serviri ato si letërnjoftime elektronike të prodhuara nga dy tre herë për të njëjtin person”, theksoi Mëhilli.

Ajo i ka kërkuar prokurorisë në emër të Partisë Demokratike, të ndërmarrë një hetim urgjent për ndëshkimin e këtij akti të shëmtuar të zotit Rama, për falsifikim dokumentesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›