E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venezuele merret peng lojtari bejzbollit


Uillson Ramos, pritësi i skuadrës amerikane të bejzbollit, Uashington Nejshënëlls, është rrëmbyer nga persona të panjohur nën dhunën e armëve.

Sportisti i njohur ishte duke kaluar disa ditë pushime me familjen në Venezuelë, por keqbërësit kanë vënë në jetë, planin që sipas policisë po e përgatisnin prej kohësh.

"Ne dimë vetëm që 4 burra të armatosur dhe me një furgon, e kanë marrë peng nga shtëpia e tij”, tha një zëdhënëse e skuadrës së Araguas, ekip ku ka luajtur më parë pritësi Uillson Ramos.

Rrëmbimet janë një krim mjaft i përhapur në Amerikën e Jugut dhe për këtë rast, policia ende nuk ka asnjë të dhënë konkrete, dhe vendndodhjen e sportistit.

Bejzbolli në Venezuelë është sporti numër 1, dhe lojtarët që luajnë në një ligë profesioniste si ajo amerikane, konsiderohen idhujt e shumë të rinjve. Ata fitojnë shumë para, dhe pikërisht ky duket se është edhe motivi i pengmarrjes së Ramos.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Siguria në transportin ajror
Raport në Bruksel para publikimit të listës së zezë
“Belle Air”-“Alitalia”, ndizet konkurrenca
Energjitikë, prishen 12 koncensione
Masat shtrënguese, Roma voton sot
“Top Story”, krimet e luftës në Kosovë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›