E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rehn Jo vonesa ne ndihmat per Greqine

Komisioneri evropian per Ceshtjet Financiare Oli Rehn ka deklaruar se nuk do te kete vonese ne pagesat e kesteve qe i jepen Greqise.

Reagimi i Rehn erdhi pasi ministri austriak i Financave Joseph Proell tha se vendet e eurozones po prisnin raportimet e misionit te BE-se dhe FMN-se nese Greqia ka ndermarre masat e duhura anti-krize.

Nderkohe ministri grek i Financave ka deklaruar nga Athina se homologet e tij nga vendet e BE-se do te japin driten jeshile per pjesen tjeter te ndihmave ne samitin e ardhshem te 7 dhjetorit.

Greqia ka hyre ne krizen me te thelle ekonomike ne historine e saj dhe shume vende te BE jane shprehur skeptike per ndihmen financiare pasi sipas tyre qeveria nuk ka realizuar reformat e duhura.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›