Kili minatoret mund te ndjekin ndeshjet
Autoritetet kiliane per tu mundesuar nje jete normale 33 minatoreve te mbetur ne 700 metra thellesi ne galerite e vendit po mendojne tu vendosin nje televizor qe ata te mund te shohin ndeshjet e futbollit te kampionatit vendas dhe miqesoren Kili-Ukraine. Presidenti kilian Sebastian Pinera njoftoi futjen fibrave optike per te mundesuar kete gje si dhe prezantoi planin C te nxjerrjes se tyre prej galerive ku jane bllokuar prej disa javesh. Sipas planit qe eshte percaktuar parashikohet hapja e nje rrugekalimi prej agjencise shteterore te naftes ENAP permes dherave te rreshqitur.
Per nxjerrjen e minatoreve kiliane nga thellesite e galerive u angazhua edhe NASA e cila diten e djeshme propozoi nje plan te ngjashem me ate te ENAP-it.