Shteti ne kembe per grate
Me shume gra ne politike e vendimmarrje. Ky eshte premtimi qe Kryeministri Sali Berisha u beri dje te gjitha femrave ne diten nderkombetare te gruas. I pranishem ne ceremonine e organizuar nga Ministria e Punes, numri nje i qeverise siguroi se perfaqesimi i duhur i gruas ne vendimmarrje do te jete nje nga ceshtjet kryesore te reformes zgjedhore. "Une jam shume i vendosur dhe e konsideroj jashtezakonisht te rendesishme percaktimin e nje kuote perfaqesimi per grate jo me pak se 30% ne parlament dhe ne qeveri dhe kam kenaqesine te theksoj se po ne kete pozicion qendron edhe opozita shqiptare", tha Berisha. Ne fakt, ne zyrat e Kuvendit ka mberritur projektligji per "Barazine Gjinore", ku saktesohet se nuk do te lejohet qe ne organet vendimmarrese te kete me pak se 30% femra. Kjo per shkak se, konsideruar me vendet e tjera te Ballkanit, Shqiperia mbetet nje nga vendet qe ka me pak gra ne politike e vendimmarrje. Perberja e Kuvendit e verteton me se miri nje konstatim te tille, ku nga 140 deputete vetem 10 jane femra. Konkretisht ne projektligjin qe do te diskutohet javen e ardhshme ne komisionet parlamentare thuhet se duhet te behet perfaqesim i barabarte gjinor ne te gjitha organet e pushtetit legjislativ, ekzekutiv e gjyqesor dhe ne institucionet e tjera publike. "Te sigurohet perfaqesim ne masen mbi 30% per secilen gjini ne listen e kandidateve per zgjedhjet ne organet perfaqesuese vendore. E jo me pak se 50% e seciles gjini ne listen e kandidateve te paraqitur nga partite politike per sistemin proporcional ne zgjedhjet per Kuvend", thuhet ne projektligj. Madje, per partite qe nuk do e zbatojne nje vendim te tille ne zgjedhjet parlamentare te 2009-es, do te kete dhe ndeshkime deri ne heqjen e fondeve shteterore. "Partite politike qe shkelin keto rregulla nuk mund te marrin me fonde shteterore per ushtrimin e veprimtarise se tyre, deri ne ndreqjen e shkeljes", thuhet ne projektligj. Lidhur me kete, kreu i qeverise u shpreh se partite politike ne kete rast kane nje rol per te luajtur duke deshmuar se jane te vendosura ne parimet qe shpallin per emancipimin shoqeror. "Ne rast se ne do t`i shnderrojme keto parime ne vepra konkrete dhe do te vendosim kuota, kjo situate do te jete ndryshe", vijoi Kryeministri duke shtuar se percaktimi i kuotave eshte i domosdoshem. Kreu i qeverise theksoi se per nje komb si i yni shpalosja e potencialeve te medha te grave dhe vajzave shqiptare te ndrydhura per shkak te nje mentaliteti te vjeter, perben nje nga kushtet me vendimtare per emancipimin tone shoqeror dhe kombetar. Urime te perzemerta ne diten e gruas dhane dje dhe Presidenti i Republikes, Bamir Topi, si dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Kjo e fundit me rastin e festes, hapi dyert e Kuvendit per te gjitha grate. Duke vleresuar rolin e tyre, Kryetarja u beri thirrje te gjitha institucioneve shoqerore e shteterore, qe te bashkepunojne, ne menyre qe te mos kete raste te dhunes ne familje, raste te dhunes ndaj grave, raste te dhunes ndaj femijeve. Ndersa Presidenti Bamir Topi theksoi se do te nxise institucionet qe te realizojne barazine ndermjet grave dhe burrave, si nje kusht per te qene pjese e familjes evropiane. Por, kreu i shtetit vuri ne dukje se ne shoqerine tone ka akoma dukuri shqetesuese. "E rende dhe e papranueshme eshte dhuna ndaj grave ne format e saj fizike apo psikologjike", tha Topi. Presidenti theksoi se eshte i nevojshem permiresimi i ligjeve ne kete fushe dhe nisjen e fushatave sensibilizuese. "Duke iu uruar grave edhe nje here kete feste te rendesishme, shpreh bindjen qe dashuria, buzeqeshja dhe inteligjenca e tyre jane fytyra e re e nje Shqiperie qe behet me demokratike e eshte gjithnje e me afer dyerve te familjes evropiane", vijoi Presidenti.
Topi: Barazi mes grave e burrave
Urim te posacem per te gjitha grate ne diten nderkombetare te tyre dha dje dhe Presidenti Bamir Topi. Kreu i shtetit vleresoi se grate shqiptare kane krijuar modele te nje edukimi te larte e te suksesshem ne shoqeri. "Mbeshtes dhe nxis institucionet tona per te respektuar normat e familjes evropiane, qe barazine ndermjet grave dhe burrave e shohin si nje kusht te domosdoshem per te arritur objektivat e rritjes, te punesimit, te bashkejeteses shoqerore dhe pjesemarrjes se grave ne menyre te qenesishme ne politike", tha Topi.
Topalli, hap Kuvendin per grate
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, hapi dje dyert e Kuvendit per te pritur grate ne diten nderkombetare te tyre. "Eshte dita nderkombetare e pjeses me delikate te shoqerise, qenies me te brishte, qe i jep jete jetes, e gruas, e cila kudo qe eshte sjell vetem paqe dhe dashuri", uroi Topalli. Ne fjalimin e mbajtur para shume grave te fushave te ndryshme, kultura, arti apo biznesi, Topalli beri thirrje edhe per ndalimin e dhunes ndaj femres e kerkoi bashkepunim me shume me institucionet kunder dhunes ndaj grave e femijeve.
Projektligji per "Barazine Gjinore" ne Kuvend
Te behet perfaqesim i barabarte gjinor ne te gjitha organet e pushtetit legjislativ, ekzekutiv e gjyqesor dhe ne institucionet e tjera publike
Te sigurohet perfaqesim ne masen mbi 30% per secilen gjini, perfshire dhe ne organet drejtuese si dhe ne listen e kandidateve per zgjedhjet ne organet vendore
Te sigurohet perfshirja jo me pak se 50% e seciles gjini ne listen e kandidateve te paraqitur nga partite politike per sistemin proporcional ne zgjedhjet per Kuvend
Partite politike qe shkelin keto rregulla nuk mund te marrin me fonde shteterore per ushtrimin e veprimtarise se tyre, deri ne ndreqjen e shkeljes.