E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kim Jon Un nuk ka sjell përmirësime në Kore

Hetuesi i OKB-së për të drejtat e njeriut tha se nuk janë parë përmirësime të të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut, nën regjimin e Kim Jong Unit.

Marzuki Darusman tha se ka qenë “shumë shqetësuese” të dëgjohet se Kim, që ka trashëguar të atin në muajin dhjetor, ka si prioritete të “para, të dyta dhe të treta” forcimin e ushtrisë.

Darusman, ish-prokuror i përgjithshëm i Indonezisë, tha se rreth 16 milionë banorë të Koresë së Veriut “vazhdojnë të vuajnë nga shkallë të ndryshme të mungesës së ushqimit dhe urisë“.

Ai kërkoi nga Koreja e Veriut që të t’i drejtojë fondet për ushqimin e popullit të vet.

Komentet e Darsumanit u bënë në një raport të ri që u shpalos para Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Asamblesë së Përgjithshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›