Alienet jane ulur ne bazat tona berthamore
Mund te tingelloje pak e cuditshme por nese do te vendosnim qe te besonim disa ushtarake te larte amerikane atehere do te kishim te benim me nje realitet dhe jo fantazi per sa i perket pranise se UFO-ve ne Toke.
Disa prej tyre pretendojne se qe nga viti 1948 alienet kane fluturuar shume shpesh ne qiejt e Shteteve te Bashkuara e Britanise se Madhe dhe kryesisht mbi vendet ku zhvillohen dhe magazinohen armet berthamore. Sipas nje ushtaraku te larte nje here ata jane ulur edhe ne nje baze britanike. Keta ushtarake te larte thone se qeverite jane ne dijeni te pranise dhe veprimtarise se tyre por perpiqen me te gjitha menyrat per te penguar daljen e informacionit ne publik. Kapiteni Ribert Salas i cili se bashku me 6 kolege te tjere kane vendosur qe te thyejne heshtjen ka bere te ditur se u referohet objekteve fluturuese te paidentifikuara te cilet njihen si UFO. Forcat Ajrore Amerikane jane duke genjyer ne lidhje me nderlikimet ne ceshtjet e sigurise kombetare qe mund te sjellin UFO-t dhe ne jemi ne gjendje qe ta provojme nje gje te tille ka deklaruar kapiteni ne fjale.
Me pas ai ka thene edhe se ka deshmuar me 17 mars te vitit 1967 nje ngjarje konkrete ne bazen e Forcave Ajrore ne Montana. Une isha me sherbim dhe nje objekt erdhi dhe u ul mbi zonen berthamore. Ne ate moment raketat berthamore pushuan se funksionuari dhe behet fjale per dhjete te tilla. E njejta gje ndodhi edhe ne nje tjeter vendndodhje te arsenalit berthamor nje jave me pas. UFO-t kane nje interes te vecante ndaj armatimeve tona berthamore dhe une personalisht besoj se jane qenie jashtetokesore.
Koloneli Charles Halt gjithashtu pretendon se ka pare UFO ne bazat e RAF ne Britanine e Madhe ne nje nga bazat ku ndodhen te magazinuara armet berthamore. Behet fjale per nje parje qe ka ndodhur 30 vjet te shkuara. Fillimisht ai pa objektin e panjohur qe te emetonte drite dhe me pas degjoi ne radion ushtarake se alienet kishin zbarkuar brenda zones ku magazinoheshin armet berthamore. Une besoj se sherbimet e sigurise ne Shtetet e Bashkuara dhe Britanine e Madhe kane tentuar vazhdimisht atehere dhe tani qe te fshehin kete ngjarje duke perdorur metodat e dezinformimit deklaron koloneli amerikan.
Te 6 ish-oficeret e larte amerikane do te prezantojne sot nje informacion sekret qe ata besojne se mbeshtet deklaratat e tyre. Ata kane deshmi nga 120 persona te gjithe personel ushtarak qe flasin per nderhyrje te alieneve ne vendet ku ndodhen armet berthamore dhe kjo se fundi edhe ne vitin 2003. Ata do te detyrojne autoritetet qe qeniet aliene pra jashtetokesoret ka kohe qe kane vizituar planetin tone. Sot do te mbahet nje konference per shtyp ne Uashington ne lidhje me keto deklarata.
Nderkohe kerkuesi Robert Hasting i cili ka bere shume kerkime ne keto subjekte shpjegon se deri me tani alienet thjesht kane vezhguar por mund te ndryshojne qendrim.