E Martë, 3 Nëntor 2026

Pranoi vrasjen e të atit me eksploziv/ Gjykata e Vlorës lë në burg Mateo Gllucajn

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 23-vjeçarin Mateo Gllucaj, i akuzuar për vrasjen e të atit me eksploziv.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 1 shtator në Selenicë, ndërsa 23-vjeçari vendosi eksploziv në sobën me gaz, që rezultoi fatale për 56-vjeçarin Durmish Gllucaj.

Në seancën me dyer të mbyllura, 23-vjeçari ka pretenduar se ishte viktimë e dhunës së vazhdueshme.

Ai ka dëshmuar se babai i dhunonte të gjithë dhe për më tepër shumë herë i kishte nxjerrë nga shtëpia.

Pas zbardhjes së ngjarjes së rëndë, policia sekuestroi mekanizmin elektrik të përdorur për shpërthimin e lëndës plasëse, kallëpe me lëndë plasëse, granata, ndezëse granatash, armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Si në polici, edhe në gjykatë, Mateo Gllucaj nuk ka treguar se ku i ka siguruar municionet e gjetura në banesë.

Gazetar: H. Dyrmishi

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›