E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Arrestohet 22-vjeçari, kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”

Policia e Krujës ka vendosur në pranga një 22-vjeçar në pikën kufitare të Muriqanit, i shpallur në kërkim pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

“Si rezultat i verifikimeve dhe i shkëmbimit të informacioneve me Komisariatin e Policisë Krujë, u kap dhe u ndalua shtetasi S. B., 22 vjeç, banues në Krujë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga ky Komisariat, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, nuk është gjetur në banesën e tij, ku duhej të kryente masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›