E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kim Jong-un zbulon për herë të parë vajzën e tij

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un është shfaqur me vajzën e tij të vogël në publik për herë të parë, duke konfirmuar raportet e përfolura gjatë për ekzistencën e saj.

Vajza, që besohet se quhet Kim Chu-ae, iu bashkua atij në një inspektim të një lëshimi të madh rakete balistike ndërkontinentale.

Dyshja qëndruan dorë për dore gjatë testit, i cili u dënua nga SHBA.

Kim drejton një nga shtetet më të fshehta në botë dhe shumë pak dihet për jetën e tij personale.

Disa foto u publikuan nga agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA, duke treguar të dy të kapur për dore ndërsa bisedonin, duke folur me zyrtarët, duke inspektuar raketat dhe duke parë lëshimin nga një kuvertë shikimi .

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›