Kim Kardashian dasmë si e çifti mbretëror Kate dhe William
Kim Kardashian padyshim ka qenë dasma VIP e vitit, por ama nuk iu duk të gjithëve se ylli televiziv kishte marrë pak frymëzim për ditën e tyre të madhe nga një tjetër çift i famshëm: Prince William dhe Kate Middleton. Ylli që shkëlqeu në show-n “Keeping Up With The Kardashians” u martua me yllin e basketbollit Kris Humphries këtë të diel, dhe disa nga detajet kyçe të ditës së saj të madhe janë të ngjashme me ato të Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit në dasmën që u mbajt në prill. Katër motrat e Kim-Kourtney dhe Khloe, që ishin damat e nderit, dhe shoqërueset Kendall dhe Kylie – të cilat kishin veshje të ngjashme me atë të motrës së Kate, Pippa. Kim ka rikrijuar pikërisht look-un e pëlqyer nga të gjithë të Pippa-s për motrat e saj. Një tjetër detaj i dasmës së Kim i ngjashëm me atë të Kate dhe William ishte torta. Fotot e Yllit të reality show, Kim, dhe basketbollisti Kris janë blerë nga revista “People”, e cila gëzon të gjitha të drejtat e fotove të dasmës, ndërsa janë xhiruar edhe dy speciale që do të titullohet “Kim’s Fairytale Wedding: A Kardashian Event”, të cilat do të transmetohen në tetor në E! televizion. Kardashian, 30 vjeç u bë e famshme së bashku me 3 motrat e saj dhe nënën në reality show-n “Keeping Up with the Kardashians”. Në maj të vitit 2010 Kim mori propozimin nga Humphries me një unazë diamant 20.5 karat. Në dasmën e çiftit VIP morën pjesë familjarë dhe personazhe të njohur, numri i të cilëve arriti në 440 njerëz, përfshirë këtu edhe aktoret e “Desperate Housewives”, Eva Longoria apo Lindsay Lohan, ka treguar “People”. Kardashian kishte veshur një fustan të dizenjuar nga Vera Wang, People, ndërsa ka qenë dëshira e vetë bukuroshes për të pasur një tortë si ajo e Princit William dhe Kate Middleton, të cilët u martuan në prill këtë vit në Angli. Kardashian ka qenë ylli më i paguar televiziv në SHBA për vitin 2010, të ardhurat e së cilës llogariten në 6 000 000 $, shtuar këtu edhe përfitimet nga linja e veshjeve të saj e parfumeve, bizhuterive, kremrave.