Jolie, shoqe e fëmijëve
Nga Express më 23 gusht 2011 në ora 08:19
Angelina Jolie ka thënë se nëna e saj e ka mësuar që të jetë “shoqe” e fëmijëve të saj.
Aktorja – e cila rrit gjashtë fëmijë me partnerin e saj, Brad Pit – ka thënë se ajo dhe vëllai i saj, James janë rritur në këtë frymë nga nëna e saj Marcheline, e cila vdiq në moshën 56-vjeçare në vitin 2007.
“Mami im ishte e qartë dhe me thoshte se jam edhe shoqe e saj. Ajo gjithmonë më ka dhënë mësime për këtë gjë”, tha Jolie për “The Sun”.