Xhesika dhe Afërdita, shqiptaret në Miss Universe
Është kjo Xhesika Berberi, e cila mban kurorën “Miss Albania Univers”, e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Miss Univers 2011”. Dy shqiptare, njëra e cila përfaqëson Kosovën, Afërdita Dreshaj, dhe tjetra që përfaqëson Shqipërinë, Xhesika Berberi, do të konkurrojnë në “Miss Universe 2011”, eveniment i cili do të organizohet më 12 shtator në Sao Paolo, Brazil. Si duket, edhe mes të dyja bukurosheve do të ketë një rivalitet se cila shqiptare do të rreshtohet më së larti. Sidoqoftë, nga votat e publikut, deri më tani vajza e cila përfaqëson Filipinet është më e votuara, raportojnë mediat shqiptare. ndërkaq Afërdita Dreshaj, e cila do ta përfaqësojë Kosovën në “Miss Universe”, dje ka marrë rrugën për në Brazil, ku edhe do të mbahet ky eveniment. Bukuroshja nga Mali i Zi konsiderohet si një prej konkurrenteve më të forta, dhe pritet të kualifikohet lart në këtë garë. Pikë shtesë merr edhe duke u votuar në internet, prandaj secili prej jush mund ta bëjë këtë, duke votuar Kosovën dhe Afërditën në faqen zyrtare të Miss Universe.