E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kim Kardashian tregon barkun

Kim Kardashian është fotografuar për herë të parë me bikini që kur është publikuar lajmi se pret një fëmijë nga reperi Kanye West.

Gjatë pushimeve që po kalon në Greqi, ajo u fotografua me barkun e fryrë dhe kjo foto është vënë menjëherë në kopertinën e revistës ‘Us Weekly’.

“Kim ndihet shumë mirë me trupin e saj. Nuk e ka aspak problem të dalë me bikini”, shprehet një burim, i cili ka kaluar disa ditë pushimi me familjen Kardashian në ishujt grekë.

“Para tre muajsh ajo donte të lindte sa më shpejt, ndërsa tani ndihet më femër”, shtoi i njëjti burim./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›