Jam biseksuale sepse i dua njerëzit

Në një intervistë për “Out” tri vjet më parë, ajo u shpreh se nuk i pëlqente t’i ndante njerëzit në heteroseksualë dhe homeseksualë, e tani këngëtarja Kesha ka folur hapur mbi biseksualitetin e saj në një intervistë për revistën “Seventeen”.
“Nuk më pëlqejnë vetëm meshkujt, mua më pëlqejnë njerëzit. Nuk ka të bëjë me gjininë, por me lidhjen shpirtërore që ke me dikë tjetër”,-theksoi këngëtarja 25-vjeçare. Ajo po ashtu u shpreh se nuk duron dot talljet që pësojnë disa kategori të caktuara njerëzish. “Jam kundër çdo abuzimi ndaj homoseksualëve dhe jam kundër çdo ngacmimi apo përqeshjeje.
Vëllai im 13-vjeçar ka një problem në artikulimin e fjalëve dhe shokët e tallin. Kam zero tolerancë ndaj personave që tallen me të tjerët”,-u shpreh ajo./Indeksonline/