Kim, gati ti rikthej format

Duket se bukuroshja Kim Kardashian ka filluar ti kushtojë më shumë vëmendje trupit të saj, pas lindjes së vajzës North.
Bukuroshja, tashmë e ndërruar në një bionde,është fotografuar duke dalë nga shtëpia e saj në Beverly Hills e veshur me një palë pantallona ngjyrë të gjelbër dhe një këmishë të bardhë.
Çfarë ka rënë në sy është një figurë më e hollë e saj duke na lënë të kuptojmë që Kim po punon shumë më kthimin e formave të dikurshme.
E konsideruar si një nga femrat më seksi, Kim gjatë shtatzënisë kishte shtuar peshë në mënyrë të pakontrollueshme duke u bërë objekt diskutimi për muaj me radhë./Indeksonline/