E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kim nuk dyshon në seksualitetin e Kanye-s

Një lajm mbi seksualitetine reperit Kanye West pushtoi mediet botërore këto ditë sipas të cilit, reperi kotravers është homoseksual. Mediet kanë shkruar se Kanye po e tradhton Kim me kreatorin e markës ‘Givenchy’, Riccardo Tisci.

Të gjithë kanë pyetur se çfarë do të ketë menduar Kim për këtë gjë. Sipas miqve të saj, Kim nuk po mundet të besojë se njerëzit po flasin gjëra të tilla.

“Kim nuk po mund tu besojë veshëve. Ajo mendon se këto thashetheme janë një absurditet”, ka thënë burimi.
Megjithatë, këto thashetheme e kanë mërzitur tej mase atë për faktin se mediet vazhdimisht sulmojnë atë dhe familjen e saj, bënë të ditur ky burim.

“Sulmet kundër Kanye-s vërtetë e kanë prekur Kim. Ajo ka thënë se mund ti përballojë kritikat për peshën e saj, por kur bëhet fjalë për Kanye-n, kjo gjë e lëndon dhe e tërbon atë”, tregon burimi.

Sipas tij, Kim absolutisht nuk dyshon se Kanye mund të ketë preference për gjininë e njëjtë dhe ajo është 100% e bindur për dashurinë dhe besimin e tij ndaj saj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›