E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njerëz, Victoria buzëqeshi!

Po buzëqeshi Victoria Beckham, kjo shndërrohet menjëherë në lajm të ditës për vet faktin se ajo është një nga të famshmet e cila pothuajse kurrë nuk buzëqesh.

Tepër serioze dhe të akullt, megjithatë, ajo duket se mund të sforcohet dhe të dhurojë gati një buzëqeshje, të paktën kur ka pranë bashkëshortin e saj.

Stilistja ka postuar një foto në rrjetet sociale së bashku me të shoqin teksa ndodhen në pushime në ishujt Maldive.

Me këtë foto bardh e zi, Victoria ka dalë thuajse duke buzëqeshur, ndërsa i ka hedhur krahët David, një gjest i ngrohtë dashurie sidomos në këto ditë të vështira për të pas lajmit se ai do të tërhiqet nga futbolli.

"Ju falenderoj për të gjitha mesazhet tuaja të ngrohta...të gjithë jemi shumë krenarë për David", shkruan ajo./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›