Kim për protestën në selinë e PD: Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi!

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim reagoi të shtunën lidhur me protestën e thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha para selisë së PD-së. Në reagimin e saj ambasadorja Kim i bën thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ruajnë qetësinë. “Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ruajnë qetësinë. Ata që nxisin dhunën ose minojnë shtetin e së drejtës do të do të mbajnë përgjegjësi”, thekson ambasadorja Kim.