E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kim për vizitën e Eskobarit: “Rikonfirmoi mbështetjen e SHBA për Shqipërinë!”

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim në përfundim të vizitës së të dërguarit të Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Tiranë shprehet se SHBA bështet Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit dhe integrimit në BE.

“Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Escobar falënderoi Shqipërinë për partneritetin e fortë dhe ripohoi mbështetjen e fortë të SHBA-së për Shqipërinë anëtarësimin në BE. Ai nënvizoi fokusin e SHBA-së në luftën kundër korrupsionit, mosndëshkimit dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Ne presim me padurim forcimin e marrëdhënieve: rritjen e bashkëpunimit tonë të mbrojtjes si aleatë të #NATO-s ; krijimi i më shumë mundësive për tregti dhe investime; duke punuar së bashku për integrimin rajonal dhe çështjet globale, veçanërisht si anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në 2022” mbyllet postimi i ambasadores Kim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›