E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kim takon Alibeaj: Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, i ka bërë thirrje PD në opozitë të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre për të ecur para.
Zonja kim e bëri deklaratën e saj në rrjete sociale të martën pas takimit me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj në selinë e kryesisë së parlamentit shqiptar.

“Diskutim shumë i mirë sot me PD dhe kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj kryetarit për një gamë të gjerë çështjesh. Ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD-në që në lindjen e saj. Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së, shpresojmë që të dyja vetëm të forcohen dhe kemi shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracinë, ndërtimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomik për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!”, shkruan zonja Kim.

Një ditë më parë zonja Kim takoi kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Bashkë me zonjën Nikolla në takim me ambasadoren amerikane ishin Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri, të mandatuarit e PS për të udhëhequr procesin e përzgjedhjes së kreut të ri të shtetit.
Takimet kryhen ndërsa Kuvendi pritet të nisë procedurat për zgjedhjen e Presidentit të Ri, proces i cili zyrtarisht duhet të nisë më 24 maj dhe brenda 7 ditëve, duhet të mbahet votimi i parë.

Në takime është rënë dakort dërgimi i ftesës për t’u përfshirë në konsultime i tre kryetarëve të tre grupeve parlamentarë të opozitës. Sipas mediave nga ky regull përjashtohet pjesmarrja ne bisedime e ish kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit  deklaroi publikisht se nuk do të votohet asnjë kandidaturë e propozuar ose e ardhur nga PS duke lënë të kuptohet se nuk do të ketë dhe një lloj dialogu. Zyrtarë të lartë të PS e kanë përjashtuar Berishën nga negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›