E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zgjedhja e Presidentit të ri, PS: Nuk do të ketë asnjë negociatë me Berishën dhe grupin e tij

Partia Socialiste nuk do të zhvillojë asnjë negociatë me Sali Berishën dhe grupin e tij, në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë. Kjo u bë e ditur nga Elisa Spiropali, e cila është pjesë e grupit të PS-së, për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Sipas saj, Berisha është i vetëpërjashtuar nga ky process. “Nuk e kishte askush në plan ta ftonte për diksutime”, deklaron Spiropali.

“Sali Berisha është vetpërjashtuar nga një proces, ku nuk e ka ftuar askush dhe ku, askush nuk ka pasur asnjë plan për ta ftuar! Procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës nuk parashikon pjesëmarrjen e të vdekurve që nuk vdesin”, shkruan Spiropali.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›