E Enjte, 5 Nëntor 2026

Komisioni i Rithemelimit të PD-së, sulmon ambasadoren amerikane në Tiranë, Kim

Komisioni i Rithemelimit të PD-së, ka reaguar pas takimit të kryetarit të komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Deputeti i PD, Edi Paloka, e cilëson këtë takim “një turp”, teksa thekson se është në shkelje të çdo etike, por dhe ligjeve të Shqipërisë.

Sipas Palokës, “Kim tregon se nuk njeh vendimet e gjykatave shqiptare, megjithese flet gjithë kohën për drejtësinë”.

“Ky është më tepër se turp, është shkelje e jo vetëm çdo etike, por dhe e ligjeve të Republikës së Shqipërisë! Kjo zonja që uroi Ramën për “fitoren historike” pa mbaruar akoma procesi zgjedhor më 25 prill, që ka dalë hapur ne mbështetje të qeverisë më të korruptuar në rajon (siç e cilëson vetë Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe që prej kohësh është angazhuar në vetë të parë në përçarjen e opozitës shqiptare, sot ka ndërmarrë një akt të fundit, gjithnjë në shërbim të të njëjtit qëllim. Zonja ambasadore, me arrogancë, tregon se jo vetëm nuk respekton Konventën e Vjenës, por nuk njeh as vendimet e gjykatave shqiptare, megjithese flet gjithë kohën për drejtësinë. Ti zonjë mund të takosh kë të duash dhe si të duash, por nuk mund të vendosësh mbi gjykatat shqiptare e sidomos mbi vullnetin e lirë të demokratëve shqiptarë!”, shkruan Paloka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›