E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohet nëse ia shesin Torresin

Të gjithë të çmendur pas Fernando Torresit. Rafa Benitez u ka dhënë një sinjal të qartë pronarëve të Liverpoolit, në të përditshmen britanike, "Times".

Menaxheri spanjoll i Liverpoolit i ka komentuar zërat, të cilët spekulojnë se në rast që arrin ndonjë ofertë e majme, dy pronarët e Reds, Tom Hicks e George Gillett, mund ta shesin sulmuesin spanjoll. Jam i bindur se kjo nuk do të ndodhë kurrë, por nëse do të ndodhte, unë do të jepja dorëheqje menjëherë, ka thënë trajneri spanjoll.

Më pas, Benitez e ka mbrojtur mesfushorin italian Alberto Aquilani, i cili më në fund është rikthyer në dispozicion të tij pas lëndimit që e kishte pësuar qysh në kohën kur luante te Roma. Për të pasur para në dispozicion për të investuar, na u desh ta shisnim dikë, shpjegon ai, duke iu referuar Cabi Alonsos.

Na është dashur të shisnim lojtarë me shifra të larta, për të blerë pak. Aquilani, i palënduar, do të na kushtonte 20-30 milionë euro (futbollisti është blerë për 17 milionë). E kemi bërë kontrollimin e gjendjes së tij me mjekët e klubit, të cilët na patën thënë se pas një apo dy muajsh, lojtari do të ishte i gatshëm. Kemi humbur kohë, por e kam angazhuar një lojtar për 5 vjet, jo për katër javë, tha Benitez, i cili e mbrojti transferimin e mesfushorit italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›