Kimia e kinezishtes

Donika Titka jetoi ne Pekin ne epoken e miqesise se madhe te shqiptareve me popullin kinez. E konservuar ne kujtese edhe pas dyzet vjet shkeputje kinezishtja iu kthye si dikur ne moshen 18-vjecare. Rezultati nje Fjalor kinezce-shqip
Pergatitja e rinise per socializmin industrial duhej filluar nga mesimi i gjuhes se huaj qe i perkiste nje vendi ne Azi. Ishin nisur drejt Kines grupe me qellim specializimin per vepra te medha uzina e fabrika qe vendi aziatik do ti falte Shqiperise se Enver Hoxhes. Ne vitin 1961 u nisen 150 te fundit. Donika Titka nga Tirana 18 vjec ishte ne ate mes. Specialiteti i saj ishte kimia industriale. Por aty kaloi permes kinezishtes.
Ishin prishur marredheniet me Evropen dhe u kthyem nga Kina. Universiteti i Tiranes kishte pak vite qe ishte hapur dhe nuk kishte kapacitete pedagogjike per numrin e madh te studenteve. Kishte nisur nderkaq te studiohej ne Universiteti e Pekinit gjuha shqipe. profesor Agron Fico ka qene nder te paret e ketij fronti.
Donika kujton demonstrimin me shkumes ne nje derrase te zeze per pervetesimin e hieroglifeve qe benin nje grup studentesh evropiane ne oborrin e Institutit te Gjuheve te Huaja ne Universitetin e Pekinit. udia e pare ishte lehtesia ndaj nje gjeje te nderlikuar si ikonografia e gjuhes kineze.
Shkuam 18-vjecar. U ndodhem mes te rinjve rumune polake gjermane afrikane. Te gjithe mesonin kinezce. U nisem telegrame familjeve ne Shqiperi dhe iu futem punes. Studentet e grupit te cilit i perkiste Donika bene nje vit gjuhe pastaj u shperndame neper fakultetet perkatese sipas specialiteteve. Per nje vit 4-5 ore ne dite mesim gjuhe duke pasur per baze nje gjuhe te dyte rusishten.
Tre vjet e vjet e gjysme ne Pekin. Teper ftohte ne dimer ere e forte qe sillte me vete pluhurin e verdhe nga shkretetirat vape e madhe ne vere me pak fresk erashkash prej palme.
Donika u kthye ne Tirane mbaroi studimet ne fushen e Kimise Industriale ne Fakultetin e Shkencave te Natyres dhe u emerua ne Lac aty ku populli kinez kishte ndihmuar per ngritjen e uzines se superfosfatit.
Me mesimdhenien e gjuhes kineze nuk u mor kurre. Kishte kujtimet e saj ku here-here luante ankesa perse duhej ti shkonte kot mesimi i nje gjuhe kur ne vend te saj mund te kishte mesuar nje tjeter te dobishme gjuhen e nje vendi me klime jo te eger.
Sot dyzet vjet me pas Donika Titka prezanton te parin Fjalor kinezce-shqip Onufri 2010 me 22 mije fjale ne bashkepunim me kolegun Shi Jun. Vjen pas botimit te Fjalor shqip-kinezce.
Ne hartimin e fjalorit eshte perdorur gjuha kineze mandarin qe eshte dhe gjuha kombetare quhet ndryshe pu tong hua apo dialekti i Pekinit. Donika thote se
gramatika e gjuhes kineze eshte relativisht e thjeshte por ajo qe e ben te veshtire ne te folur jane tonet te cilet jane 4 kater dhe qe dallohen nga intonacionet muzikale te zerit sipas shenjave te vecanta. Per te lehtesuar mesimin e gjuhes kineze perdoret transkriptimi universal me ane te germave latine e qe quhet pin yin.
Per nje perdorim me te mire te Fjalor kinezce-shqip jane dhene tabela krahasuese te shqiptimit sipas transkriptimit qe perdorin kinezet. Fjalori ne 304 faqe ka dhe mjaft sinonime. Autorja e quan megjithate nje fjalor modest qe mund te pasurohet me tej me terminologjine bashkekohore ne fusha te ndryshme. Megjithate pasqyron nje nivel te mire te zhvillimit te gjuhes kineze ne drejtim te permiresimit e te thjeshtimit te saj ne te shkruar.
Edhe pse jo filologe akademike ajo shpreson tu vije ne ndihme me kete kontribut filologjik te interesuarve qe tani kane mundesine te mblidhen prane nje katedre te gjuhes kineze themeluar se fundi prane Fakultetit te Historise dhe te Filologjise te Universitetit te Tiranes fale marreveshjes me Fakultetin e Gjuheve te Huaja dhe Kulturave Evropiane ne Universitetin e Gjuheve te Huaja te Pekinit ku ndodhet Departamenti i Gjuhes Shqipe.
Donika po i jep tani frytet e punes me nje gjuhe qe ajo vete e mendonte te harruar. Sishte cudi qe gjuha e mesuar ne moshen 18-vjecare kur truri ishte i pashfrytezuar dhe i paperpunuar kur informacioni gjuhesor i kinezishtes ishte i pakonkurrueshem per mendjen e nje te riu qe mjet njohjeje per boten kishte vetem gjuhet iu rikujtua vite me vone si e gjalle. Gruaja nuk ka qene me kurre ne Kine. Ajo thote Shpresoj te mos vdese pa e pare edhe njehere Kinen.
Tradita dhe e tashmja
Takimi mes dy gjuheve ndodhi qe nga viti 1961 kur ne Universitetin e Gjuheve te Huaja te Pekinit u themelua departamenti i Gjuhes Shqipe. Gjate kesaj gjysme shekulli shqipja ne Kine ka patur ngritjet dhe renie. Nga viti 1992 deri vitin 2008 departamenti ka pergatitur 4 breza me 71 studente kineze ne nivel universitar. Ne vitin 2000 filloi programi i kualifikimit pasuniversitar 2.5 vjet. Deri tani jane kualifikuar 25 studente pasuniversitare. Duken pak ne numer por duhet mbajtur parasysh qe shqipja eshte nje nga 15 gjuhet si polonishtja apo cekishtja qe jepen ne Universitet. Ka edhe probleme. Departamentit te shqipes ne Universitetin e Pekinit i mungojne te dhenat mesimore te reja duke perfshire libra gazeta materiale degjimi. Materialet mesimore jane te viteve 80-90 jane vjetruar se tepermi nuk perputhen me zhvillimin e shpejte te mesimdhenies dhe me kerkesat e studenteve te sotem.
shte i pamjaftueshem edhe numri i pedagogeve. Me mesimdhenien dhe punen kerkimore merren vetem dy pedagoge kineze Ke Xhin en Fenhua dhe nje ekspert shqiptar Ruzhdi Stringa. Vazhdojne te jepen lendet tradicionale si lexim intensiv lexim shtypi praktikumi i gjuhes historia dhe gjeografia shqiptare historia e letersise shqiptare ushtrime ne te shkruar perkthim me shkrim perkthim me goje por kane hyre disa lende me zgjedhje si Shoqeria dhe kultura e Evropes se Qendrore dhe Lindore Historia e pergjithshme boterore etj.