E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opera per nje muaj

Nje nate ne prag te premieres Perrallat e Hofmanit ne TKOB. Solistet dirigjenti dhe regjisori tregojne per veshtiresite e punes me vepren muzikore te Offenbach-ut. Kostot e nje shfaqjeje te realizuar shpejt



Ne dukje skena eshte e vetmja hapesire e qete e Teatrit te Operes keto dite. Aty marrin fund bisedat ne gjuhet angleze italiane franceze greke qe degjohen neper shkalle nga artistet e huaj teksa hyjne e dalin tek interpretojne me plot zerin copeza si te ishin ne skene te kembejne me njeri-tjetrin ndonje pershtypje per personazhe interpretimin muziken kostumet qe nuk kane ardhur ende nga Roma.
Po pergatitet Perrallat e Hofmanit me muzike te Jacques Offenbach 1819-1880 dhe libret te JulesPierre Barbier premiera qe hap sezonin ne datat me 1 tetor dhe vazhdon me 3-7 tetor ora 19.00 ne Teatrin e Operes dhe Baletit.
Te shtunen mbrema regjisori Stephane Roche tek po pergatiste tri aktet e operes me kengetaret lirike dirigjentin pianisten komunikonte qetesisht me artistet i shoqeronte si ne pjeset muzikore dhe ne interpretim.

Bageta
Andr Bernard dirigjenti francez qe i lehtesuar nga pesha e perditshme e drejtimit te orkestres dhe punonte pjese te vogla me solistet per artikulimin korrekt te frazes pjeseve delikate per mbajtjen e rimit. Bernard me karriere 40-vjecare ne France dhe pertej saj ne Ameriken Latine Meksike Spanje Itali Japoni e gjykon te veshtire muziken e Offenbach-ut. Ne tri akte ka ndryshime te shpeshta te ritmit koheve gjendjeve. Ndryshime me te cilat duhet te ecin paralelisht kori kengetaret orkestra. Sipas dirigjentit francez orkestra shqiptare ka nje nivel te mire por ne kete rast i duhej shume impenjim per tu perballur me nje veper te veshtire e te panjohur si e Offenbach-ut.
Orkestra nuk e ka luajtur kete pjese me pare dhe ne e filluam punen qe nga leximi fillestar i vepres. Kishim te njejtin problem me kengetaret se pervec Inva Mules qe e ka kenduar edhe me pare kete opera dhe dy kengetaret franceze Nicolas Cavallier-it dhe Luca Lombardos pjesa tjeter nuk e njohin mire gjuhen.

Regjia e Roche-it
Rolet kyce te operes Perrallat e Hofmanit i ka marre persiper ekipi i ardhur nga Franca i ftuar nga sopranoja Inva Mula qe interpreton opera ne skenen e TOB-it pas afro dy dekadash.
Regjia eshte e Stephane Roche qe prej 13 vjetesh punon ne Teatrin e Operes se Tuluzit. Kur Teatri i Operes e prezantoi per here te pare per mediat kete premiere Roche i cili e ka vene ne skene vepren edhe here tjeter u shpreh Po bej nje opere duke e pershtatur per skenen shqiptare.
Ofenbach e shkroi muziken ne vitet e fundit te jetes. Ai vdiq ne provat te venies ne skene pa mundur te shohe rezultatin. Ekzistojne variante te ndryshme te operes keshtu qe muzika e libreti i japin liri te plote nje regjisori. Roche ka ndryshuar finalen e vepres duke dashur ti jape fryme me shpresedhenese drames se Hofmanit.
Ky personazh qendror poet qe e do jeten i pelqen te rende ne aventura dhe te dashurohet. Ne te njejten kohe ai i ka frike grate dhe dashurine.
Ndryshe nga realizimi qe ka bere ne vendin e tij ne France regjisori nuk e le Hofmanin te fundoset i leshon nje sinjal drite labirintin ku eshte futur.
Ka tri gra ne jeten e tij Olimpia Antonia dhe Xhulieta. E para nje kukull mekanike pa mish e kocka e krijuar nga mendja e shpikesit Spalanxani e dyta nje kengetare e talentuar por e semure me tuberkuloz dhe gruaja e trete nje kurtizane e pashpirt. Ka shume njerez te ligj qe i dalin kunder Hofmanit ne perpjekje per te gjetur lumturine me te tri grate nje djall me kater fytyra here i quajtur Lindorf here Kopelius Dapertuto Mirakle karaktere qe interpretohen nga bas-baritoni francez Luca Lombardo dy netet e para nga kengetari shqiptar Armando Likaj me 5 dhe 7 tetor. Hofmani ka ne krah nje njeri te besuar dhe nje muze dy role qe interpretohen nga mexo-sopranoja Vikena Kamenica.

Zerat
Te tri rolet e heroinave Olimpia Antonia Xhulieta interpretohen nga sopranoja Inva Mula ne dy netet e para dhe ne dy te tjerat nga sopranoja greke Niki Chaziraki Olimpia Dorina Selimaj Emiljana Palushaj Antonia dhe Eriona Gjyzeli Xhulieta.
Chaziraki ka dy dite qe ka mberritur ne Tirane. shte e re dhe ka pervoje te shkurter si soprano lirike ne Vjene Athine.
Olimpia eshte nje personazh i veshtire per tu interpretuar por eshte per zerin tim dhe arrij ta realizoj. Veshtiresia qendron te kalimet e gjendjeve nga kukull ne njeri. Duhet pune dhe me plastiken thote sopranoja 32-vjecare.
Ndryshe nga kolegia mexosopranoja Kamenica i kushton me teper vemendje vokalit sepse duhet te shfaqe dy stile te ndryshme te kenduari te dy personazheve po aq te ndryshem njeri real tjetri hyjnor. E gjitha eshte per Kamenicen veper shume e bukur produksion i madh dhe ndjej shume pergjegjesi.
Heroina e historise se trete te Offenbach-ut interpretohet nga Eriona Gjyzeli. Sopranoja e ka perfunduar punen me rolin prej nje jave e tani i duhet ta rifreskoje. Puna me regjisori i jep qetesi. Me vjen mire qe gjithe ketyre diteve jam perfshire ne nje proces pune me rendesi dhe kam patur nje kontakt direkt me Inva Mulen. Regjisori eshte konkret praktik dhe i mirekuptueshem pohon Gjyzeli.
Me pak tension duket ne kampin e zerave freng. Tenori Luca Lombardo i ftuar per rolin e Hofmanit dhe bas-baritoni Nicolas Cavallier Lindorf Kopelius Dapertuto Mirakle e kane interpretuar edhe me pare kete opere. Interpretoj kater karaktere te gjithe te ndryshem. Jane djaj qe i zene rrugen Hofmanit. Lindorfi dhe Kopeliusi jane komike dhe muzika e shkruar per ta ka nota te uleta ndonjehere disi te larta. Kurse Mirakle dhe Dapertuto jane me shume pjese te shkruara per bariton jane dramatike. Po per mua eshte po njesoj. Aktori duhet ti realizoje te gjitha karakteret shprehet Cavallieri. Ai thote se ndodhet ne Tirane per shkak te miqesise me sopranon Inva Mula. Ka kenduar me te vitin e kaluar ne operen Mireille te Charles Gounod-se ne Operen e Parisit.
Kurse Lombardo ka interpretuar Hofmanin e Perrallave... kur Mula kendonte Antonian asaj here ne Operen e Bastijes. Hofmani eshte rol i kompletuar. Duhen tri zera te ndryshem ka pjese lirike dramatike te lehta. Personazhi vete eshte kompleks here enderrimtar here poet e here tjeter i cmendur tregon Lombardo.

Shpejt shpejt
Na ndajne edhe kater dite nga premiera dhe kostumet e Sartoria Arrigo-s nga Milano nuk kane ardhur akoma. Stephane Roche nuk ndihet i kenaqur me kohen qe ka pasur ne dispozicion 20 dite. Nje vit kohe i kerkon ne France regjia e nje opere
Ne France na duhen 6 muaj vetem per te ngritur skenen ketu 20 dite per te gjithe operen. Por eshte nje atmosfere e mire e ngrohte edhe kjo eshte e nevojshme shpjegon Roche.
Skenografi Nicolas de Lajartre po ashtu thote se nuk po arrin te realizoje sic duhet skenografine qe ka projektuar ne mend. Ai bashke me regjisorin mendon se do te kete vetem nje skene te thjeshte te ngrohte qe te largon pak nga skenografite madheshtore te operave te 900-es. Ai kishte nevoje per te bashkepunuar edhe me nje piktor kishte nevoje per me teper kohe me teper profesionalizem nga bashkepunetoret. Me gjithe pretendimet e drejta te artisteve puna per Perrallat e Hofmanit eshte drejt fundit biletat e dy neteve te para jane shitur dhe opera do te shfaqet sido qe te jete.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›