E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne te mire te Atdheut ne Akademine e Arteve

Tirane 27 shtator NOA/ Milena Selimi - Studentet e sapodiplomuar te Akademise se Arteve ne degen aktrim dhe regji skenike do te prezantojne me 27 dhe 28 tetor 2010 ne skenen e madhe te Akademise pjesen Ne te mire te Atdheut nje drame per kolonizimin anglez shkruar nga autorja baske Timberlake Wertenbaker.

Kjo pune e studenteve vjen ne skene me regji te pedagogut Altin Basha skenografia nga Lirim Lila dhe kostumografia nga Sofi Kara.

Me aktoret Erlin Visha Florian Agalliu Xhejni Fama Antela Hodo Xheni Hallulli Besmir Bitraku Flonja Kaba Erjola Meta Ledio Janushi Esela Pysqyli Ermira Hysaj.

Timberlake Wertenbaker eshte nje dramaturge kontemporane e cila njihet per menyren provokative te te shkruarit rebelimin dhe protesten ne pjeset e shkruara prej saj. Ajo shfrytezon shume mire mitologjine historine dhe nepermjet nje gjuhe dramaturgjike te vecante sjell ne skene tematika te shkuara duke i transformuar ne artin e skenes teatrore.

Ajo luan me fjalen proteston per lirine edhe nepermjet heshtjes.

Autorja ka krijuar personazhe-karakteri personalitete fluide dhe shpesh here te padallueshme persa i perket seksit dhe gjinise. ertenbaker i perket kastes se dramaturgut qe kerkon te zhvesh personazhet nga petku i moralit patetizmit dhe ideologjise.

Autorja eshte e njohur ne skenen e teatrit anglo-amerikan. Shume pjese te saj jane vene ne skenat e ndryshme evropiane. Ne Shqiperi vihet ne skene per here te pare nga regjisori Altin Basha.

m.s/n.e/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›