Kimikat i rrezikshem i pranishem ne eksportet gjermane te mishit

Zyrtaret e Ministrise gjermane te Bujqesise thone se kane zbuluar nivele tejet te larta te kimikatit dioksine ne produktet gjermane te pularise pasi substanca qe shkakton kancer u zbulua ne veze ne fillim te javes.
Nje zedhenes i ministrise tha per shtypin se mostrat e mishit te pules kishin rezultuar me nivel dy here me te larte dioksine se sa niveli i lejueshem. Zedhenesi tha se mishi me permbajtje te larte kimikati nuk ishte shitur ne treg.
Problemet e reja shfaqen pasi Koreja e Jugut njoftoi sot se ka ndaluar te gjitha importet e mishit te derrit dhe pules nga Gjermania. Zyrtaret e Korese se Jugut thane se do ti vene importet gjermane te mishit ne karantine derisa ato te kontrollohen nese jane te kontaminuara.
Nderkohe Rusia ka njoftuar masa te tjera kufizuese ndaj importeve te mishit nga Gjermania.
Nivelet e larta te dioksines u gjeten ne prodhimet bujqesore te kompanise gjermane Harles dhe Jentzsch. Firma prodhon perberesit suplementare qe pasurojne ushqimin per pularite dhe derrat.
Afro 5 mije ferma qe shesin mish pule veze dhe mish derri jane mbyllur si rezultat i problemeve.