E Diel, 1 Nëntor 2026

Kantrimen Politikanet ne Shqiperi duhet te negociojne me njeri tjetrin

Zv/Ndihmes Sekretari amerikan i Shtetit per Evropen Tomas Kantrimen ne nje interviste per Zerin e Amerikes thote se politikanet ne Shqiperi duhet te jene ne gjendje te negociojne me njeri tjerin dhe ti zgjidhin problemet vete ne menyre demokratike permes dialogut dhe kompromisit. do vonese ne kete drejtim shton zyrtari i larte amerikan demton imazhin e vendit ose afatin per te hyre ne BE. Me zotin Kantrimen bisedoi kolegu Arben Xhixho.

Zeri i Amerikes Ne Shqiperi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi keto dite te djege fletet e votimit te zgjedhjeve te vitit 2009 gje qe u prit perseri me mosmarreveshje ne sagen e pafundme te ketyre zgjedhjeve. Cili eshte mendimi juaj per kete

Tom Kantrimen Mendoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bere punen ne baze te rregullave te tij. Ka ndjekur procesin e nevojshem per te arritur ne kete vendim. shte e rendesishme per te gjitha partite dhe anetaret e komisionit te marrin pjese ne kete proces.

Zeri i Amerikes A mendoni se per nje vend anetar te NATO-s si Shqiperia ceshtja e kontestimit te zgjedhjeve duhet te ishte nje ceshtje e se kaluares e zgjidhur qe para se vendi te anetaresohej ne NATO Sa e kane demtuar Shqiperine mosmarreveshjet e fundit mbi zgjedhjet e 2009

Tom Kantrimen Shqiperia eshte nje vend i NATO-s qe i ka marre seriozisht angazhimet e saj ne kete aleance duke kontribuar ne misionin e aleances ne Afganistan. Kjo eshte e rendesishme dhe eshte vleresuar nga vendet e aleances. Shqiperia u be anetare e NATO-s pasi plotesoi standartet e aleances per nje demokraci parlamentare evropiane. Qe nga ajo kohe ngerci me zgjedhjet dhe mospjesemarrja brenda sistemit politik shqiptar ka demtuar jo vetem emrin e Shqiperise por edhe mundesine e saj per te ecur perpara drejt integrimit evropian per tu bere anetare e BE-se. Si anetare e NATO-s dhe si nje vend qe thote se eshte i gatshem te filloje negociatat me Bashkimin Evropian shqiptaret duhet te jene ne gjendje te negociojne me njeri tjerin dhe ti zgjidhin problemet vete ne menyre demokratike permes dialogut dhe kompromisit. do vonese ne kete drejtim demton imazhin e vendit ose afatin per te hyre ne BE.

Zeri i Amerikes Ato qe ju sapo thate nuk kane ndodhur. Klasa politike shqiptare nuk ka qene ne gjendje ti zgjidhe problemet me dialog. Para pak kohe ju jeni shprehur se Shtetet e Bashkuara jane te gatshme te ndihmojne per te kapercyer ngercin ne menyre qe zgjedhjet te mos kontenstohen me. Per cfare ndihme e keni fjalen konkretisht

Tom Kantrimen Po ne radhe te pare OSBE-ja ne raportin e saj per zgjedhjet e 2009-es e beri te qarte se cduhet te bejne partite per te permiresuar procesin zgjedhor. Ka me duket 31 rekomandime konkrete. Me e rendesishmja eshte e para qe partia ne pushtet te tregoje vullnetin e nevojshem politik per te zhvilluar zgjedhje te besueshme. shte kjo kerkese e pare si edhe te tjerat qe ende nuk jane zgjidhur nga partite drejtuese ne Shqiperi. Se dyti persa i takon zgjedhjeve dua te permend rastin e zgjedhjeve te muajit te kaluar ne Kosove. Une isha vete atje. Keto ishin zgjedhjet e para qe pas pavaresise. Nuk ishin me te mirat prandaj nje pjese po perseriten te djelen. Por ajo qe me bere pershtypje te madhe ishte fakti qe mbi 30 mije qytetare te Kosoves kishin dale vullnetare per te sherbyer si vezhgues te pavarur per te garantuar pastertine e zgjedhjeve. Do te doja qe edhe ne Shqiperi te fillonte tani nje proces ku 30 60 apo 90 mije qytetare te sherbejne si vezhgues zgjedhjesh per diten e votimeve. shte nje detyre qe nuk i takon vetem komunitetit nderkombetar por u takon vete qytetareve te dalin e te vezhgojne vete zgjedhjet e tyre qe ato te jene te drejta dhe te pastra. Pikerisht ketu mund te ndihmojne Shtetet e Bashkuara.

Zeri i Amerikes Si

Tom Kantrimen Duke ndihmuar organizatat jo-qeveritare te organizojne keto grupe vullnetaresh. Zgjedhjet ne Shqiperi nuk i perkasin dy a tri partive. Ato i perkasin popullit shqiptar. Dhe i takon banoreve te dalin vullnetare dhe diten e votimeve te vezhgojne per te shmangur cdo kontradikte apo mashtrim gjate zgjedhjeve. Ne jemi te gatshem te ndihmojme ne kete perpjekje. Do te ndihmojme ne se te dy partite tregojne vendosmeri per te biseduar me njera tjetren dhe te arrijne kompromis per rregullat zgjedhore. Perseritja e asaj qe ndodhi ne zgjedhjet e kaluara mungesa e besueshmerise dhe nje ngerc i ri ne jeten politike te Shqiperise do ta kthente vendin pas nga arritjet mbreslenese te 20 vjeteve te fundit.

Zeri i Amerikes Dhe nje pyetje e fundit per Shqiperine. Aspirata per anetaresim ne NATO dhe ne BE per vendet e Ballkanit i ka sherbyer perendimit si nje mjet i efektshem per ti nxitur ato drejt reformave. Tani qe Shqiperia eshte ne NATO dhe pas heqjes se vizave qe per shume njerez mund te shihet si anetareim ne BE cfare mjetesh i kane mbetur perendimit per ti nxitur vendet drejt reformave

Tom Kantrimen Ajo qe ka arritur Shqiperia me anetaresimin ne NATO dhe liberalizimin e vizave eshte e rendesishme. Shtetet e Bashkuara besojne se anetaresimi ne Bashkimin Evropian dhe procesi per ta realizuar kete jane jetike per te nxitur procesin e reformave ne Evropen Juglindore. Ju keni te drejte se liberalizimi i vizave eshte ana me e prekshme e ketij perparimi anet e tjera te perparimit mund te mos jene kaq te dukshme. Por mundesia per zhvillim ekonomik dhe social i Shqiperise dhe fqinjeve te saj eshte shume e madhe. Ne se Shqiperia synon te kete nje ekonomi te shekullit te 21 ne se deshiron te kete nje qeveri te paster ne se deshiron te kete respekt per shtetin ligjor ajo duhet te vazhdoje te punoje ne rrugen e saj drejt Bashkimit Evropian. Shqiperia ka nevoje sic e kemi thene shume here edhe per vende te tjera te rajonit te filloje me ceshtjen e shtetit ligjor me transparencen dhe nje qeveri te pastert.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›