Kimin po e lë motra me gishta në gojë

Ajo është motra e, Kim Kradashian e mbi të gjitha është vetëm shtatëmbëdhjetë vjeçare, por, karriera si modele e, Kendall Jenner po ngritet fuqishëm, brenda një periudhe shumë të shkurtër.
Së fundmi, atë e gjejmë në ballinën e numrit të fundit të revistës prestigjioze,“Vogue” dhe jo vetëm. Bukuroshja ka mbuluar edhe ballinën e revistës, “Blank”.
Gjatë fotosesonit për këtë të fundit, Kendell është parë mjaftë glamuroze çka dëshmon edhe njëherë se ajo ndoshta në një të ardhme të afërt, do ta lë nën hije motrën e saj, bukuroshen Kim Kardashian.
Megjithatë, është tjetra motër e saja që po mburret me Kendell e ajo është Kourtney.
“Po dukesh e çmendur këtu. Shumë e bukur”, ka përshkruar Kourtney fotografinë e së motrës duke e shpërndarë në, “Twitter”.
E cilësuar si një nga 30 femrat më me ndikim, Kendell po menon ta zgjeroj famën duke krijuar linjë e saj të rrobeve. Edhe në këtë pikë ajo do t’i bëjë konkurenc motrave e sidomos Kim-it./Indeksonline/