E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, arrin në 184 numri i të vdekurve

Agjencia njoftonte se 137 prej të vdekurve i përkisnin etnisë han, që përbëjnë shumicën e popullsisë së Kinës. Ndërkohë që 46 prej tyre ishin uigurë, popullsi myslimane me etni turke, por që kanë lidhje gjuhësore dhe kulturore me Azinë Qendrore.

Uigurët përbëjnë rreth gjysmën e popullsisë së rajonit Xinjiang prej 20 milionë banorësh. Hsinhua shtoi se një person tjetër, i cili ka humbur jetën nga dhuna gjatë protestave të javës së kaluar i përkiste grupit etnik mysliman Hui, që nga ana kulturore është i ngjashëm me kinezët han.

Pekini nuk mund të humbasë kontrollin mbi territorin e gjerë që ndodhet në kufi me Rusinë, Mongolinë, Kazakistanin, Kirgizistanin, Taxhikistanin, Afhanistanin, Pakistanin dhe Indinë, ku ka rezerva të konsiderueshme nafte dhe që është rajoni kryesor në Kinë për prodhimin e gazit natyror.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›