E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha merr çmimin "Eisenhower Medallion"

Lajmi bëhej i ditur në faqen zyrtare në internet  të 'People to People International', ku  Presidentja e kësaj organizate, Mary Eisenhower, në një letër drejtuar z. Berisha, shkruan se "personalisht, kam qënë dëshmitare e kontributit që keni dhënë për krijimin e një klime paqësore mes Shqipërisë, vendeve të rajonit dhe komunitetit global, ndaj ju konsideroj ju si personalitetin e vetëm për të fituar këtë çmim".

 Çmimi do t'i dorëzohet në emër të tij, znj. Liri Berisha, në Las Vegas, për  shkak të angazhimeve që Kryeministri ka nga rizgjedhja e tij në këtë detyrë në zgjedhjet e datës 28 qershor, në takimin e përvitshëm të 'People to People International' në shtator, ku pritet të marrin pjesë liderë dhe personalitete nga vende të ndryshme të botës, duke ju referuar faqes zyrtare  të 'People to People International' .

 Disa nga personalitetet që kanë fituar këtë çmim ndër vite janë: Nënë Tereza më 1988; Kryeministri Yitzhak Rabin më 1996 (pas vdekjes); Presidenti SHBA-së, Jimmy Carter; Organizata 'Save the Children' më 1998; Shkëlqesia e Tij Papa Gjon Pali i Dytë, etj. Qëllimi i 'People to People International' është të promovojë mirëkuptim dhe miqësi nëpërmjet aktiviteteve edukative, kulturore dhe humanitare, duke përfshirë shkëmbimin e drejtpërdrejtë të ideve dhe eksperiencave të njerëzve nga vende dhe kultura të ndryshme. “People to People International' ka në fokusin e saj rritjen e komunikimit ndërkulturor brenda çdo komuniteti, si dhe ndërmjet komuniteteve dhe kombeve të ndryshme, ku toleranca dhe mirëkuptimi i përbashkët janë tema qendrore.      

Edhe pse një organizatë jo-politike, 'People to People International' mbështet vlerat dhe synimet bazë të themeluesit të saj, Presidentit Dwight D. Eisenhower, i cili e krijoi këtë organizatë, më 11 Shtator 1956.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›