E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, qindra të vdekur gjatë trazirave etnike

Banorët e rajonit dolën nëpër rrugët e kryeqytetit Urumqi në protesta, ku disa prej tyre i vunë zjarrin disa automjeteve dhe u përleshën me forcat e policisë.

Bilanci i të vdekurve nga protestat ka arritur në 140 persona, njoftoi agjencia gjysmë-shtetërore e lajmeve "China News", e cila citonte Li Zhi, kreun e Partisë Komuniste në qytetin Urumqi, i cili i bëri këto deklarata gjatë një konferencë për shtyp në orët a para të mëngjesit të sotëm.

Në një njoftim të veçantë të agjencisë zyrtare kineze të lajmeve Hsinhua thuhej se gjatë grevës ishin plagosur 816 persona, sipas autoriteteve të policisë lokale, ndërkohë që bilanci i të vdekurve thuhej se ishte 129 persona.

Policia kineze ka arrestuar "qindra prej atyre" që morën pjesë në trazira dhe dhunë, përfshi më tepër se 10 nga figurat kryesore që udhëhiqnin protestat dhe grevën, njoftoi Hsinhua.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›