Bullgari, sondazhet tregojnë fitoren e të djathtëve
Anketa tregon se partia e kryetarit të Bashkisë së Sofjes Boiko Borisov ka siguruar afro 39 për qind të votave.
Sipas sondazhit, Partia Socialiste në pushtet ka dalë e dyta me 18.4 për qind, ndërsa aleati i saj MRF, parti e pakicës turke, rreth 13.5 për qind. Ultranacionalistët radhiteshin në vend të katërt me thuajse 9 për qind.
Rezultatet përfundimtare priten ditën e sotme.
Qeveria socialiste e çoi vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian para dy vjetësh. Por vendi humbi 281 milion dollarë ndihmë nga Bashkimi Evropian për shkak se nuk arriti të luftojë korrupsionin, krimin e organizuar dhe mashtrimet.