E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schultz: Të bëhet hetim i plotë i zgjedhjeve

Schultz dhe Rama ranë dakord që një rrugë-dalje për krizën politike aktuale në Shqipëri duhet të gjehet urgjentisht dhe se një bazë e re dialogu konstruktiv ndërmjet qeverisë dhe opozitës duhet të vendoset. Sipas deklaratës së shpërndarë nga Partia Socialiste e Shqipërisë, gjatë takimut u ra dakord që opozita të kthehet në Parlament  në të njëjtin moment, pasi të jetë marrë një vendim për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, i cili do të ushtrojë një hetim të plotë, përfshirë hapjen e kutive të votimit, mbi mënyrën se si u mbajtën zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. "Ky hetim duhet të sigurojë transparencë të plotë si një bazë për përmirësime të rëndësishme për mënyrën se si do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme, me qëllim përmbushjen e standardeve ndërkombëtare", thuhet në deklaratë. Ekspertë ndërkombëtarë duhet të asistojnë komisionin hetimor në  përmbushjen e punës së tij dhe duhet gjithashtu të asistojnë në përcaktimin e përmirësimeve të nevojshme të kuadrit zgjedhor Schultz dhe Rama e konsideruan inicijativën e marrë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë si një hap serioz dhe i nevojshëm drejt gjetjes së një zgjidhjeje për krizën politike në vend.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›