E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina: Asnjë komplot ndaj Dalai Lamës

Kina ka hedhur poshtë akuzat e Dalai Lamas se Pekini po trajnon gratë tibetiane për vrasjen e tij.

Lideri shpirtëror budist në ekzil i Tibetit tha për mediat britanike se kishte marrë raporte nga Tibeti i kontrolluar nga Kina, që paralajmëronin se gratë po hidhnin helm në flokët e tyre, në mënyrë që ai të helmohej, gjatë kohës që i bekon ato.

Ai i tha britanikes Sunday Telegraph se gratë janë trajnuar nga agjentët kinezë.

Ministria e Jashtme kineze tha të hënën se për këto akuza, as nuk ia vlente të flitej, por shtoi se Dalai Lama në përgjithësi përhap informacione të rreme.

Dalai Lama pritet të vizitojë Katedralen e Shën Palit Londër të hënën për të marrë çmimin prej 1.7 milionë dollarësh për punën e tij, që promovon dimensionin shpirtëror të jetës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›